‘Syri i Popullit’, Hashim Thaçi merr në pyetje Sadri Ramabajën

11 korrik 2019 | 11:58

Është duke vazhduar seanca gjyqësore ndaj 10 të akuzuarve në rastin “Syri i Popullit” të cilët dyshohen se përmes kësaj organizate kriminale kanë përgatitur atentate ndaj krerëve shtetërorë, përfshirë këtu edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Thaçi është ftuar si i dëmtuar nga Prokuroria Speciale që të merr pjesë në seancën shqyrtuese të së enjtes për ta pyetur njërin nga të akuzuarit, profesorin Sadri Ramabaja.

Por gjyqtarja e rastit, Naime Jashanica Krasniqi ka kërkuar që gjatë kohës që Thaçi e pyet Ramabajën, të përjashtohet publiku dhe mediat.

Ky aktvendim është marrë me kërkesën e presidentit.

Të hënën, Sadri Ramabaja ishte marrë në pyetje edhe nga i dëmtuari Azem Vllasi i cili është plagosur në mars të 2017- ës nga Murat Jashari, i cili kishte qenë i akuzuar për përfshirjen në organizatën “Syri i Popullit”. /Klan Kosova/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ylli i Kombëtares së Brazilit, Rivaldo është shprehur se Lionel…