Gashi i LDK-së: Kurti ka rrejtë për gjithçka, kërkush s’ka rrejtë sa ai

27 shkurt 2024 | 11:33

Arben Gashi, shef i deputetëve të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, ka komentuar zhvillimet politike dhe punën që partia e tij po e bën në terren.

Duke folur në “Rubikon”, Gashi ka theksuar se LDK-ja është duke u reformuar.

Në fjalën e tij, Gashi ka dhënë interpretimin e tij se pse i ka fituar zgjedhjet Albin Kurti, kryeministër i tanishëm i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Gashit, Kurti ka “mashtruar në çdo gjë”.

“A e di çka e ka sjell në pushtet zotin Kurti? Mashtrimi me çdo gjë, ka rrejtë për gjithçka. Kërkush në asnjë rrethanë, në asnjë parti politike, nuk ka rrejtë sa ka rrejtë Albin Kurti”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët e Kombëtares…