Dalin në shitje biletat e miqësores Suedi – Shqipëri

27 shkurt 2024 | 11:30

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët e Kombëtares se kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes miqësore Suedi – Shqipëri, që do të luhet më 25 mars në stadiumin “Friends Arena“ të Stokholmit në Suedi. Tifozët shqiptarë do të kenë në dispozicion 1500 bileta në sektorët 117-118-119.

Çmimi i biletës për këtë ndeshje miqësore do të jetë 100 krona suedeze. FShF-ja bën me dije se biletat e vlefshme për këtë ndeshje do të shiten online në këtë link: Bli bileta për ndeshjen Suedi – Shqipëri

Procedura se si mund të blini biletë online:

Klikoni në linkun Bli bileta për ndeshjen Suedi – Shqipëri dhe më pas klikoni në hapësirën “BUY TICKETS”

Në momentin qe klikoni do t‘ju shfaqen sektorët dhe vendet ku ju mund të zgjidhni biletën tuaj.

Përzgjidhni mënyrën e dërgesës së biletës: Përmes e-mailit apo aplikacionit AXS.

Hapni një llogari në axs.com ose në aplikacionin AXS TICKETS.

Metoda e pagesës: Përzgjidhni metodën e pagesës duke zgjedhur ”PAY BY CARD” ku mund të përdorni: American Express, MASTER CARD ose VISA.

Pasi të keni marrë biletën, nuk është i nevojshem printimi i biletës, pasi ajo është elektronike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një anëtar i një grupi të organizuar, siç raportohet, kriminal,…