Yamal: E urrej fazën e grupeve në Botëror, tash nis gallata
02 korrik 2026
| 16:13
Sulmuesi i Spanjës, Lamine Yamal, ka thënë se e urren fazën e grupeve në Kupën e Botës.
Yllin e Barcelonës e intrigon faza e nokautit, aty ku edhe janë emocionet më të forta.
“E urrej fazën e grupeve në Kupën e Botës. Më pëlqen faza e nokautit. Këtu nis gallata”, ka deklaruar Yamali.
Spanja përndryshe ka punë sot me Austrinë në 1/16 e finales, teksa kërkon titullin e dytë në Botëror.



