Gashi: Kosova të përfaqësohet sa më suksesshëm në Minsk

18 qershor 2019 | 16:33

Ministri Kujtim Gashi priti në takim ekipin e Kosovës e cili do të marrë pjesë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019” në Bjellorusi që do të mbahen nga 21 qershori deri më 1 korrik.

Numri një i sportit në Kosovë i inkurajoi sportistët pjesëmarrës që të prezantohen sa më suksesshëm në Bjellorusi.

“Pjesëmarrja dhe prezantimi i juaj në Bjellorusi nuk është përfaqësim i juaji personal por është edhe prezantim i shtetit të Kosovës. Suksesi i juaj në Minsk është një arritje edhe për ne në përgjithësi. Besoj se ne vendimmarrësit dhe politikbërësit duhet të mësojmë nga ju sportistët”, ka thënë ministri Gashi.

Ndërsa kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka thënë se në Minsk po shkojnë jo vetëm për pjesëmarrje por edhe për të arritur suksese maksimale. Sportistët pjesëmarrës në Minsk e falënderuan ministrin Gashi për pritjen dhe i dhuruan fanellën e ekipit pjesëmarrës në këto lojëra evropiane.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), që…