Gashi: Kur Demaçi kundërshtonte Titon, Rugova i shkruante Titos poezi

24 shkurt 2021 | 23:43

Analisti Shkëlzen Gashi po thotë se simpatizantët e ish-presidentit Ibrahim Rugova, po mohojnë gjëra të rëndësishme, se ai ka qenë anëtar i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, ndërsa Adem Demaçi e kundërshtonte.

”Simpatizantët e Ibrahim Rugovës mohojnë dy gjëra shumë të rëndësishme. Ky [Ibrahim Rugova] ka qenë anëtar i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë (LKJ)”.

”Adem Demaçi ka qenë kundër kësaj, ka qenë kundër Aleksandar Rankoviqit, Ibrahim Rugova ka qenë i ri, në kohën kur ka rënë ai në ’66-ën, por Rugova nuk ka qenë hapuar asnjëherë kundër Titos edhe Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë”.

Në Rubikon me Adriatik Kelmendin, Shkelzen Gashi tha se Ibrahim Rugova shkruante poezi për Josip Broz Titon, derisa Adem Demaçi e kundërshtonte hapur, njofton Klan Kosova.

”Ibrahim Rugova ka shkruar studim për letërsinë shqiptare në Jugosllavi për Josip Broz Titon. Rugova ka shkruar poezi për Josip Broz Titon, derisa Demaçi e ka kundërshtuar hapur”.

”Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, sepse kundërshtarët e Demaçit shpesh here ia përmendin se ka qenë Enverist. Po, ka edhe intervistë ku ky [Adem Demaçi] haptas e thotë prej burgut: Enver Hoxha është biri më i madh i popullit shqiptar pas Skenderbeut”.

”Këta demaçistët që janë enveristë, mundohen me fshehë. Në anën tjetër Ibrahim Rugova ka shkruar për Josip Bros Titon publikisht. Adem Demaçi thotë se ka pasur njohuri, e ka ditë, por se s’ka mund të dalë kundër Enver Hoxhës, për shkak se do të dilte kështu kundër Shqipërisë”.

”Çka i bashkon këta të dy, është fundi i viteve të ’80-ta”.

”Sepse kur nis procesi i ndryshimeve të suplimimit të autonomisë së Kosovës, Ibrahim Rugova është një prej intelektualëve të rrallë, ka qenë i vetmi që guxon me folë, dhe nëse ka diçka që shkëlqen në karrierën e tij si politikan, është guximi i tij jashtëzakonshëm në ’88-’89, me e kundërshtu suprimimin e autonomisë së Kosovës”.

Megjithatë, pavarësisht dallimeve, Gashi deklaron se Demaçi i kishte ofruar mbështetje Rugovës, madje iu kishte kërkuar të tjerëve që t’i bashkohen veprës së tij, njofton Klan Kosova.

”Dhe Demaçi e mbështet kur të del prej burgut. Demaçi nuk pranon të formojë parti politike, thotë gjithë të shkojnë pas Rugovës”.

”Kishte dilema, por ai e thotë publikisht për Rugovën: ‘’Duket shumë i butë, por në të vërtetë është shumë i fortë. Të gjithë pas tij’’. Këtë e ka thënë në intervistat e vitit ’91-92. Dallimet e këtyre fillojnë kryesisht mes viteve ’90-të”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U desh pandemia që në Japoni i gjithë kabineti qeveritar,…