Gashi: Kurti të dorëhiqet, ne e shpërndajmë Kuvendin

25 mars 2024 | 13:46

Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se qeverisja e Albin Kurtit, po shkon drejt fundit.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ai ka thënë se qytetarët duhet të përgatiten për zgjedhje.

“Zgjidhja të cilën ne konstatojmë është se kryeministri duhet t’iu japë mundësi qytetarëve që të gjejnë zgjidhje. Ai duhet të dorëhiqet, dhe pastaj ne ta shpërndajmë Kuvendin. Kurti duhet ta krijojë situatën e re politike me dorëheqje”.

“Kryeministri është i dorëzuar politikisht, juridikisht, i tërhequr administrativisht, i paaftë në qeverisje, mbetet edhe formalizimi i dorëheqjes dhe tërheqjes së tij nga ky mandat”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu Kodra,…