Gashi: Kurtin duam ta mundim në proces zgjedhor

14 janar 2021 | 20:47

Anëtari i LDK-së, Arben Gashi përmes një postimi ka thënë që Albin Kurti nuk është armiku i tij, por vetëm kundërshtar politik.

Në një fotografi që e ka publikuar, Gashi ka shkruar se dëshiron ta mund Kurtin në proces zgjedhor.

“Albin Kurti është kundërshtari im politik, por nuk është armiku im. Ne duam ta mundim në proces zgjedhor dhe jo në proces ligjor”, thuhet në fotografinë që ka publikuar ai.

Kurti dhe disa deputetë të tjerë janë dënuar me burgim me kusht nga gjykata për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

Vendimi më i ri i Gjykatës Kushtetuese parasheh që kushdo që është i dënuar në tri vitet e fundit nuk mund të kandidojë për deputet. Megjithatë, VV ka propozuar Kurtin dhe Albulena Haxhiun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Feronikeli ka filluar fazën përgatitore, para fillimit të etapës…