Gashi: LV-ja sot i dha fund njërës prej shtyllave të demokracisë

29 mars 2024 | 13:16

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka vlerësuar se sot është njëra ndër ditët më të këqija të parlamentarizmit në Kosovë për shkak të pamundësisë se funksionimit të Komisionit Hetimor për rezerva shtetërore.

Pasi ka lëshuar sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë së Kuvendit,  Gashi ka thënë se sot “merr fund përfundimisht njëra prej shtyllave kryesore të demokracisë që është mbikëqyrja parlamentare”.

Sipas tij, sot Lëvizja Vetëvendosje, i ka dhënë fund njërës prej shtyllave të demokracisë.

“Nuk ka ndodhur asnjëherë që një qeveri të bllokojë qëllimisht për 6 muaj një Komision Hetimor dhe në fund të pamundësojë vendimmarrjen në atë Komision. Problemi i abuzimit me rezervat shtetërore një ditë do të zbardhet. Problemi i pamundësisë së funksionimit të shtyllës kryesore të demokracisë që është mbikëqyrja parlamentare prej është sot është model fatkeq për Kosovën. Sot e tutje çdo shumicë që do të vijë do ta ketë precedentin e ndërtuar nga LV-ja të bllokimit të Hetimit Parlamentar”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) tashmë e ka të qartë…