Gashi: Në bazë të ligjeve të Kosovës, të arrestuarit për sulmin në veri mund të dënohen me burgim të përjetshëm

26 shtator 2023 | 08:23

Avokati Tomë Gashi, në lidhje me arrestimin e të dyshuarve për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës të dielën e 24 shtatorit, ka thënë se mund të dënohen me burgim të përjetshëm pasi polici Afrim Bunjaku është vrarë gjatë kryerjes së detyrës.

“Mund të dënohen me burgim të përjetshëm sepse polici është vrarë në detyrë zyrtare, të dyshuarit i pret një departament special në Prishtinë, dhe në të ardhmen do të ketë punë sistemi juridik me ta”, ka thënë Gashi.

Ai në RTV Dukagjini ka thënë se të dyshuarit e kanë situatën më të volitshme se të vrarët pasi do të përballen me sistemin ligjor të Kosovës.

“Sipas termeve, më duhet të them se janë të dyshuar, besoj që shumë shpejt do të akuzohen. Prokuroria nuk ka pse të ngutet me këtë procedurë penale, por pas situatës së krijuar, do të ketë interesim kombëtar për të parë se çfarë ka ndodhur në realitet.  Hetuesia duhet të nxjerrë informata se si ka mundur të vijë situata deri këtu”, ka vijuar ai.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar për përfshirjen e tyre në sulmin ndaj policisë. Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, duke përfshirë veprat terroriste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të arrestuarit në Banjskë të Zveçanit, që dyshohet se ishin…