Gashi: Objektivi ynë që nga fillimi ka qenë inkuadrimi në Superligë

27 maj 2021 | 20:04

Skuadra e Dukagjinit të Klinës e kërkon fitoren dhe inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futboll, në përballjen me Trepçën ’89 në ndeshjen e barazhit. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 16:00.

Për gazetën “Epoka e re” të enjten ka folur një prej lojtarëve të Dukagjinit, Fatlum Gashi. Ky i fundit ka thënë se skuadra nga Klina nga fillimi i edicionit e ka pasur synim kryesor inkuadrimin në elitë, të cilën beson se do ta arrijë.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe me shumë presion psikologjik nga të dyja anët, por ne jemi përgatitur mirë dhe kemi lojtarë me përvojë në ekip për ndeshje të tilla dhe besoj se do t’ia dalim të inkuadrohemi në Superligë. Kundërshtari ynë ka një ekip për ta vlerësuar, por duke e ditur se është vetëm një ndeshje jemi përgatitur gjatë gjithë javës dhe me angazhim e disiplinë besojmë në fitore. Objektivi ynë që nga fillimi ka qenë inkuadrimi në Superligë dhe të gjithë në klub e qytet jemi optimistë se do ta realizojmë”, ka thënë Gashi për “Epokën e re”.

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit