Gashi: Përveç Sokol Dobrunës të tjerët janë të dyshimtë

12 dhjetor 2018 | 23:09

Avokati Tomë Gash, bëri të ditur se Sokol Dobruna,  ka angazhuar edhe një avokat në lidhje më këtë çështje. “Kjo pak i prishi matematikat e mija se përndryshe në shumë procese që kanë qenë kundër ushtarëve të UÇK-së ka (Sokol Dobruna) qenë i ftuar ekskluzivisht në cilësinë e dëshmitarit.”, theksoi Gashi.

Tutje avokati Gashi kritikoi mënyrën se si janë ftuar për t’u intervistuar personat e lartpërmendur. Ai tha se nuk është e ligjore që ata të ftohen vetëm përmes telefonit. “As me ligjet e Republikës së Kosovës as me rregulla dhe procedura të posaçme që janë edhe janë edhe në Gjykatën Speciale që vlejnë edhe për prokurorinë mënyra e thirrjes me thirrje telefonike nuk ekziston nuk është e pranueshme dhe nuk është ligjore”, bëri të ditur Tomë Gashi.

Ai shtoi se një situatë e tillë ka sjellë një konfuzion duke mos u ditur se në çfarë cilësie janë ftuar ish ushtarët e UÇK-së./RTV21

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City ka përmbysur gjithçka pas golit të Kramariq për…