Gashi: Sportistët elitarë prioritet i yni

23 prill 16:35

Në vazhdën e nënshkrimit të memorandumeve në mbështetje të sportistëve, sot në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, u nënshkruan edhe gjashtë memorandume bashkëpunimi me gjashtë sportistë.

Nënshkrimi i këtyre memorandumeve bëhet me qëllim të mbështetjes financiare për periudhën Janar-Dhjetor 2018.

Me 5 mijë e 400 euro mbështetet financiarisht sportistja Distria Krasniqi, kurse sportistja Nora Gjakova mbështetet me 4 mijë e 800 euro. Sportisti Akil Gjakova, në bazë të memorandumit të nënshkruar mbështetet financiarisht me 4 mijë e 500 euro. Me nga 1 mijë e 200 euro mbështeten sportistët Laura Fazlia dhe Shpat Zeka, ndërkaq sportistja Loriana Kuka me 2 mijë e 400 euro.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka thënë se me këto memorandume po ndihmohen sportistët të cilët përveç sukseseve në vend, Kosovës i sollën medalje edhe nga garat ndërkombëtare.

Ndërkaq sportistët të cilët sot nënshkruan memorandume bashkëpunimi me MKRS-në, përgëzuan dhe falënderuan ministrin Gashi për punën që po  e bën në fushën e sportit, sidomos me memorandumet, me çka ndihmohet dhe lehtësohet shumë puna e sportistëve.

Ministri Gashi: Sportistët elitarë prioritet i yni

Ministri Gashi: Sportistët elitarë prioritet i yni

Ministri Gashi: Sportistët elitarë prioritet i yni

Ministri Gashi: Sportistët elitarë prioritet i yni

Ministri Gashi: Sportistët elitarë prioritet i yni

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar…