Gashi tregon a është i mundshëm kompromisi AAK-PDK për presidentin

06 dhjetor 2020 | 14:00

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Xhafer Gashi, ka thënë se situata nëpër të cilën po kalon Kosova kërkon bashkim të spektrit politik.

Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka folur edhe për kompromisin e mundshëm mes AAK-së dhe PDK-së për postin e presidentit.

“Për këtë çështje Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka organet brenda partisë, si kryesia e nivelit qendror dhe këshilli drejtues, përmes të cilave del me qëndrimet e veta, andaj edhe për këtë çështje, në rast se duhet të diskutohet, besoj se AAK-ja do të dalë me qëndrimet e veta”, ka deklaruar Gashi.

Gashi ka thënë se partitë politike duhet të dalin me një qëndrim të përbashkët lidhur me këtë çështje. “Situata nëpër të cilën po kalon vendi ynë kërkon një unitet politik mes të gjitha partive, prandaj shpresoj se partitë politike duhet të dalin me një qëndrim të përbashkët lidhur me këtë çështje”, ka deklaruar Gashi.

Megjithatë, ai ka këmbëngulur se ky post duhet t’i takojë AAK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkencëtarët janë një hap më afër rikthimit të shikimit të…