Gastronomët kanë një njoftim për gjithë ata që frekuentojnë kafiteritë
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka njoftuar klientët se çfarë duhet të kenë me vete me hyrjen në fuqi të masave të reja kundër koronavirusit.
Për shfrytëzimin e hapësirave të brendshme, klientët pranë lokaleve duhet të jenë të pajisur me njërën nga dëshmitë im ë poshtë:
-Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër Covid-19.
-Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë.
-Dëshmi se personi ka kaluar Covid-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik – IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve.
-Testi shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.
Sipas kësaj shoqate, për shfrytëzimin e terasave nuk nevojitet ndonjë dëshmi nga ato që janë të lartë cekura!



