Gates: “Bitcoin” po vret njerëz

02 mars 2018 | 14:04

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, i është bashkuar zërave kundër monedhave virtuale, duke thënë tërthorazi se “Bitcoin” dhe kriptovalutat tjera po vrasin njerëz.

“Për momentin, të ashtuquajturat kriptomonedha po përdoren masivisht për të blerë fentanil dhe drogëra të tjera. Pra, bën pjesë tek teknologjia që po vret njerëz”, thotë Bill Gates, përmes rrjetit “Reddit”.
Ky vlerësim nuk kaloi pa u kritikuar. Shumë përdorues të këtyre valutave iu kanë vërsulur themeluesit të Microsoft-it duke e quajtur “të paditur” dhe “të painformuar” në lidhje me monedhat virtuale dhe i kërkuan që të mos komentojë më këto monedha pa marrë më parë informacionin e duhur.
Gates nuk është i pari që kritikon monedhat virtuale, por është i pari që i lidh këto monedha me kriminalitetin./tch

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Clevelandi ka pësuar një tjetër humbje në kampionat, pasi u…