Gaxherri, deputetëve të LV-së: Lëni broçkullat dhe vajtimet

04 qershor 2020 | 11:31

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxherri, ka kërkuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që t’i lënë anash “vajtimet”, siç i ka quajtur ajo, pasi janë larguar vetë nga përgjegjësia.

“Falë Zotit ju z. Hoti e keni durimin e botës. Këtu dëgjon gjithçka, por jam shumë e sigurt se ti e ke seriozisht që Kosovës t’i japësh siguri të plotë në këtë krizë vërtetë shumë të madhe, qoftë pandemike, ekonomike dhe politike. Megjithatë ne LDK-ja me partnerët dhe në krye me ju jemi shumë të sigurt se do t’i dalim përballë qytetarëve të Kosovës  dhe pa vajtuar”.

“Kolegë të nderuar, deri dje partner, do t’iu lusja që të lëni broçkullat dhe vajtimet. Keni ik prej përgjegjësisë, askush nuk ju ka heq nga aty. Kosova s’ka kohë me i prit lojërat e juaja. Kush mendon se mund të bëjë çka të dojë hiqet dhe pushon, ata që janë më serioz vazhdojnë”, ka thënë Gaxherri.

Më tutje, Gaxherri në seancën e sotme të Kuvendit  ka propozuar që Qeveria e Kosovës të lidhë kontratë me kompanitë e sigurimit për mbulimin e sigurimit shëndetësor për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dyqanet e Louis Vuitton dhe Apple ishin të parat që…