Gazeta britanike ‘The Times’ shkruan për fitoren e Albin Kurtit

07 tetor 2019 | 17:07

Zgjedhjet e përkohshme parlamentare që janë mbajtur dje në Kosovë kanë zënë vend të veçantë edhe në gazetën prestigjioze britanike “The Times”.

Ajo i ka kushtuar një artikull të veçantë, liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, subjekti politik i së cilit doli mbrëmë fitues.

“Një ish- drejtues i protestës së studentëve ka fituar zgjedhjet në Kosovë pasi kryeministri në detyrë u thirr nga prokurorët në Hagë, duke hetuar akuzat për krime lufte”, ka shkruar gazeta britanike në fillimin e artikullit.

“The Times” ka cituar një fjali të Albin Kurtit, gjatë fjalimit të mbajtur gjatë festës së organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Albin Kurti, udhëheqësi i Vetëvendosjes, partia që mori pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet parlamentare të djeshme, e quajti fitoren një ‘festë kombëtare’. Turma të mëdha dolën në kryeqytetin e Prishtinës pasi rezultatet u konfirmuan.

“Ajo që ndodhi sot ishte një ndërhyrje nga njerëzit në skenën tonë politike për të parandaluar që drama e shtetit tonë të ketë një fund tragjik”, ka thënë Kurti 44 vjeç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 10 persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë pas…