Gazeta franceze “L’Est républicain”: Shqipëria është e mrekullueshme

09 gusht 2023 | 15:43

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar një shkrim të gazetës franceze “L’Est républicain”, e cila flet për bregdetin shqiptar.

“ ‘Shqipëria është e mrekullueshme’, shkruan gazeta e njohur franceze “L’Est républicain”, aty ku ndjenja e mirëseardhjes ndriçon buzëqeshjet e njerëzve, në guidën e plotë nga Alpet e veriut dhe Shkodra, për të shkuar nga Tirana në Gjirokastër, në Butrint e në bregdet, në një shëtitje unike ku brenda një kohe të shkurtër gjen gjithçka për të kaluar pushime fantastike”, citon Rama këtë gazetë.

Ai ka treguar se mbi 60 mijë vizitorë francezë kanë zgjedhur Shqipërinë nga janari deri në korrik të këtij viti, plot 56% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Shkrimi?https://www.estrepublicain.fr/…/albanie-10-endroits-a…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot…