Gazetarët latino-amerikanë vizituan FFK-në

08 prill 2019 | 22:36

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur të hënën dy gazetarët e njohur nga Argjentina dhe Meksika, Pablo Aro Geraldes dhe Alvaro Nanton.

Me këtë rast, kryetari Ademi i njoftoi ata për ecurinë e futbollit në Kosovë ndër vite, për të arriturat e fundit dhe për strategjinë zhvillimore.

Ndërkohë, gazetarët shprehën interesimin e tyre për rrjedhat e futbollit të Kosovës, sidomos për suksesin e arritur nga Përfaqësuesja në Ligën e Kombeve, por edhe nismën e mbarë të kualifikimeve për “Euro 2020”, si dhe për entuziazmin e madh që po mbretëron në Kosovë për futbollin.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja dhe modeluesja Arta Elezaj ka vazhduar të postojëfoto provokative…