Gazetarët ukrainas dhe afganë përfunduan trajnimin për Gazetari Mobile

16 dhjetor 2023 | 15:12

Gazetarët ukrainas dhe afganë që janë të strehuar në Kosovë, në kuadër të programit Journalists in Residence – Kosovo, dje kanë përfunduar trajnimin për Gazetari Mobile.

Kolegët të enjten dhe të premten, patën mundësinë të mësojnë për mënyrën e të bërit marketing, si dhe rëndësinë se përse duhet të përdoren rrjetet sociale për t’i shpërndarë materialet.

Këto module i ligjëruan Xhemajl Rexha dhe Anila Kelmendi.

Trajnimi u mbajt në kudër të programit JiR – Kosovo, program i iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, implementohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, dhe mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe iniciativa Hannah Arendt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është liruar për qarkullim rruga nga Brezovica në drejtim të…