Gazetari Berisha në Gjykatën Speciale: Kam qenë i intervistuar edhe në Kosovë

27 tetor 2021 | 11:33

Gazetari Halil Berisha ka vazhduar dëshminë e tij në rastin e krerëve të Organizatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.

Ai nga prokurori i specializuar është pyetur lidhur me disa shkrime të publikuara në mediumin ku ai punonte.

Pas përfundimit të pyetjeve nga prokurori, gazetari Berisha është pyetur nga avokati i Nasim Haradinajt, nëse ka qenë ndonjëherë më parë i intervistuar nga Gjykata Speciale.

“Kam qenë i intervistuar në Kosovë”, ka thënë ai.

Më tutje, avokati ka pyetur Berishën edhe për kohën se kur është intervistuar. Ai e ka pyetur gazetarin Berisha nëse intervistimi është bërë më 25 gusht të këtij viti.

“Po me sa më kujtohet”, ka thënë ai.

Më tutje, avokati i Haradinajt e ka pyetur Berishën se në çfarë cilësie është intervistuar.

“Po i kam pyetur dhe më kanë thënë që nuk jam në cilësinë e të dyshuarit”.

“Unë jam gazetar dhe nuk e kam pritur që ka me u ftuar as për intervistim si dëshmitarë dhe as si i dyshuar sepse unë e kam kryer punën time në përpikëri dhe profesionale. Se kam pritur së pari që ka me qenë i ftuar. Kur më është bërë ftesa unë kam kërkuar që bashkë me mua të jetë edhe avokati Arianit Koci”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka dorëzuar detyrën e saj te…