Gazetari turk: Moska po i rekruton 500 mercenarë serbë për të luftuar në Ukrainë
Gazetari turk Ragip Soylu duke shpërndarë artikullin e publikuar në Intelligence Online, tregon se Rusia po punëson 500 mercenarë serbë që t’i dërgojë për të luftuar në Ukrainë.
Sipas inteligjencës franceze, pritet që deri më 1 shtator disa qindra mercenarë nga Ballkani Perëndimor, e veçanërisht nga Serbia, të arrijnë në një kamp të përkohshëm në rajonin e Moskës.
“Për t’i akomoduar, është krijuar një ‘Njësi Serbe’ si pjesë e Divizionit të 106-të”, ka shkruar Soylu në rrjetin social X, raporton Telegrafi
Ai shton se të rekrutuarit janë kryesisht nga Serbia dhe shtetas serbë nga vendet fqinje.
“Midis mesit të korrikut dhe mesit të gushtit, 50 kandidatë u zgjodhën dhe u sollën në Rusi me fluturime komerciale në grupe prej dy ose tre nën maskën e një kontrate me një kompani ndërtimi të përparme”, shton ai.
Ditë më parë, ushtari rus me nofkën “Rusi” iu ka dërguar mesazh falënderues mercenarëve serbë të angazhuar në luftën e Ukrainës.
“Rusi” në një postim në gjuhën serbe të bërë në rrjetin social rus Telegram, kërcënon duke ftuar që ushtria serbe së shpejti do të jetë në Kosovë.
“I falënderoj vullnetarët serbë, të cilët po luftojnë krahë me ne. Do të bëjmë gjithçka që flamuri serb të valon në Prizren, kur ushtria në Kosovë do të kthehet”, thotë ai.