Gazetari i “Tuttosport”: Hysaj do të largohet nga Napoli

25 mars 2018 | 17:20

Elseid Hysaj po bëhet një objektiv gjithnjë e më i lakmuar në merkato. Gazetari Rafale Auriema shkruan në “Tuttosport” se një klub i madh evropian është i gatshëm të paguajë klauzolën pre j50 milion eurosh për shqiptarin.

“Në verën e vitit 2017 Hysaj u ble nga Napoli për vetëm 5 milion euro, ndërsa tani ai ka një klauzolë prej 50 milion eurosh te Napoli. Klauzola është e vlefshme deri në datën 15 korrik dhe agjenti i tij, Mario Xhufredi, i ka bërë të ditur këtë gjë klubit. Ai i ka thënë gjithashtu se një klub i madh evropian është i gatshëm te investojë këtë shifër për shërbimet e mbrojtësit të djathë të Napolit”, shkruan gazetari i “Tuttosport”. Emri i klubit nuk bëhet i ditur, por për Hysajn është përfolur se është interesuar ekipe si Bayern Munchen dhe Chelsea.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Chelseat vazhdon të jetë e interesuar për transferimin…