Gazetari Xhemajl Rexha kandidon për kryetar të Asociacionit të Gazetarëve

09 korrik 2021 | 22:49

Gazetari Xhemajl Rexha do të kandidoj për kryetar të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Rexha përmes një postimit të tij në Facebook.

Tutje ai ka shkruar se do të angazhohet për kushte më të mira e më të dinjitetshme të punës, për më shumë siguri në kryerjen e detyrave dhe për forcimin e lirisë së medias.

“Dua t’ju njoftoj se kam vendosur të garoj për kryetar të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, në Kuvendin që mbahet, më 19 korrik. Pas përvojës gati 17 vjeçare, besoj se së bashku mund të punojmë e angazhohemi për kushte më të mira e më të dinjitetshme të punës, më shumë siguri në kryerjen e detyrave tona dhe për forcimin e lirisë së medias, në një kohë dhe ambient posaçërisht sfidues. Shihemi së shpejti”, ka shkruar Rexha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dy muaj, serbët…