Gazi lotësjellës në Kuvend kishte qëllim mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetin e republikës

21 janar 2021 | 11:13

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se gazi lotësjellës në Kuvend nuk ishte kundër Kosovës, por ishte për ta mbrojtur atë nga Zajednica.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se gazi lotësjellës nuk ishte kundër njerëzve, ishte për t’i mbrojtur qytetarët nga pabarazia që krijohej me Zajednicen.

“Gazin nuk e kishim kundër institucioneve – ishte pikërisht për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Republikës.
Prandaj, edhe dënimi ishte me kusht. Sepse metoda ishte jokonvencionale, por qëllimi ishte politik. Moslejimin e kandidimit të kujtdo që është angazhuar me vetemohim për mbrojtjen e Republikës, e kam të vështirë ta kuptoj si mbrojtje e integritetit të institucionit. Në fakt është krejt e pakuptimtë”, ka shkruar Kadaj-Bujupi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmjen e djeshme Bayern Munchen ia doli të fitojë ndaj…