‘Gazzetta dello Sport’ vlerëson lartë Bajramin dhe Asllanin

20 janar 2022 | 16:00

Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani bën një paraqitje fantastike në ndeshjen kundër Interit. Mesfushori i kombëtares shqiptare u aktivizua në fillim të pjesës së dytë në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Interit dhe shënoi golin e barazimit 1-1, falë një asistimi të të riut që është pjesë e Shqipërisë U21. Asllani ishte në formacionin dhe u zëvendësua në shtesën e parë të ndeshjes. “Gazzetta dello Sport” vlerësoi pozitivisht dy futbollistët shqiptarë.

NEDIM BAJRAMI (NOTA – 7.5) – “Kënaqësi për sytë për mënyrën se si luan, jo vetëm për golin. Arrin ta gjejë pozicionin, e kupton se ku mund t’i bëjë keq kundërshtarit. Në momentin që futet ndryshon fytyrën e Empolit. Është gati të kalojë në një ekip më të madh”.

KRISTJAN ASLLANI (NOTA – 6.5) – “Dha asistin që solli golin. E nisi si mesfushor sulmues, më pas Andreazzoli e zhvendosi në krahun e majtë dhe aty u paraqit shumë më mirë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilir Meta ka zbuluar një sekret, që tha se e…