Genc Nuza sërish ndan drejtësinë në Ligën e Konferencës

27 nëntor 2023 | 23:26

Gjyqtari kosovar Genc Nuza për herë të dytë në këtë edicion do të ndajë drejtësinë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës së UEFA-s.

Ai do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjen ndërmjet skuadrës finlandeze, HJK Helsinki dhe asaj skoceze, Aberdeen, e cila zhvillohet më 30 nëntor, në orën 18:45.

Nuza do të shoqërohet nga asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, si dhe gjyqtari i katërt, Dardan Çaka.

Ky fakt shënon një rritje të vazhdueshme të prezencës së gjyqtarëve nga Kosova në arenën ndërkombëtare dhe dëshmi e punës së tyre profesionale, pasi edhe javët e kaluara krahas Nuzës në ndeshje ndërkombëtare gjykuan edhe Visar Kastrati dhe Mervan Bejtullahu, me asistentë.

Do theksuar se Nuza është pjesë e Programit të UEFA-s ‘Mentor Talent’, si një nga gjyqtarët perspektivë të UEFA-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
JETON TUPELLA B.I, shpall te pavleshme certfikaten e biznesit me…