
Genc Prelvukaj bëhet pjesë e kryesisë së PDK-së
28 mars 2024
| 21:19
Këngëtari i mirënjohur Genc Prelvukaj i është futur seriozisht politikës.
Prelvukaj është bërë pjesë e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Këtë e ka bërë të ditur vetë subjekti politik, pas mbledhjes së radhës së Këshillit të Drejtues.
Prelvukaj edhe më herët ka qenë pjesë e këtij subjekti politik, por që kishte pauzuar.
Prelvukaj është i 37-ti në listën e kryesisë prej 43 anëtarëve.