Georgina elegante teksa shkoi për të mbështetur të dashurin Cristiano Ronaldo bashkë me vajzat e tyre

17 tetor 2022 | 15:20

Georgina Rodriguez ishte mishërimi i elegancës të dielën teksa u nis në Old Trafford për të parë të dashurin e saj, futbollistin profesionist, Cristiano Ronaldo.

Ish-asistentja e shitjes, 27 vjeçe, shoqërohej nga dy vajzat e tyre, Alana katërvjeçare dhe Eva, pesëvjeçare, për të mbështetur sulmuesin e Manchester United.

Ajo dukej e mrekullueshme për daljen, me një e një palë çizme lëkure deri tek gjuri.

Fustani i thjeshtë ishte i mbyllur deri në qafë dhe me mëngë të gjatë, ndërkohë që kishte shtuar sipër edhe një pallto ngjyrë krem.

Për të përfunduar pamjen, bukuroshja mbajti një çantë dore prej lëkure krem, teksa sytë i mbronte me një palë syze dielli ngjyrë kafe të errët.

Flokët ngjyrë kafe të Georginas u kthyen në një topuz elegant, e cila zgjodhi një grim të lehtë dhe një palë vathë të mëdhenj.

Duke u nisur për në stadium, ajo mbajti duart me vajzën Alana – e cila dukej e adhurueshme me një kostum princeshe rozë.

Cristiano dhe Georgina e mirëpritën Alanën në nëntor të 2017-ës, ku kjo e fundit solli në jetë edhe binjakë në prill të këtij viti – një vajzë të quajtur Bella Esmeralda, e cila tani është pesë muajshe dhe një djalë – i cili vdiq tragjikisht gjatë lindjes.

E njëjta është gjithashtu njerka e binjakëve të Cristianos, Eva dhe Mateo, dhe djali i tij i madh, Cristiano Jr.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po vazhdon saga e Amber Heard kundër Johnny Depp. Aktorja…