Gërmimet në Kizhevak do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim

30 nëntor 2020 | 16:51

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se përfaqësues të delegacionit të Kosovës në kuadër të Grupit punues për persona të zhdukur kanë vizituar të hënën lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Rashkës në Serbi.

Hoti ka bërë me dije se gërmimet në Kizhevak do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

“Sot, përfaqësues të delegacionit të Kosovës në kuadër të Grupit punues për persona të zhdukur, kanë vizituar lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Rashkës, Serbi, më rastin e rifillimit të gërmimeve. Gërmimet vlerësuese dhe zhvarrosjet e mbetjeve mortore të viktimave të luftës së viteve 1998-‘99 në Kosovë, gjegjësisht punimet në këtë lokacion, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ekspertët mjekoligjorë të Republikës së Kosovës, në emër të delegacionit të Kosovës, do të vazhdojnë të jenë të pranishëm deri në përfundim të procesit, në përputhje me praktikat mes dy delegacioneve”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juan Laporta ka konfirmuar këtë mëngjes se do të kandidojë…