Gerrardi, zëvendësues i Kloppit në Liverpool

28 shkurt 2021 | 16:10

Zëra të shumtë kanë nisur të spekulojnë se Jurgen Kloppi mund të largohet nga drejtimi i Liverpoolit në fund të sezonit.

Pas plot gjashtë vjetësh në krye të “The Reds”, trajneri gjerman duket se është në kërkim të një sfide të re dhe mund ta marrë drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë.

Mediat kanë nisur të spekulojnë edhe për pasuesin e mundshëm në stol të Jurgen Kloppit dhe në Angli janë të sigurt që Liverpooli do të marrë si trajner Steven Gerrard. Ish-kapiteni dhe ikona e “The Reds” po bën një punë fantastike si trajner i Rangers dhe duket se është alternativa ideale për të pasuar Klopp.

Gerrardi e ka kthyer Rangersin në majë të Skocisë, teksa këtë sezon pritet të shpallet kampion, por edhe në Ligën e Evropës po bën mjaft mirë, ku është kualifikuar për në fazën e 1/8-ave. Në rast se në fund të sezonit Gerrardi rikthehet në “Aneld” do të ishte vërtet diçka speciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania ka njoftuar të dielën, më 28 shkurt, se udhëtarët…