Gërvalla, BE-së dhe ShBA-së: Kjo qeveri kurrë s’e shkel Kushtetutën

14 janar 2022 | 23:33

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në ‘Twitter’, ka thënë se qeveria nuk do ta shkelë kurrë Kushtetutën.

Kjo, sipas saj, nuk do të ndodhë as kur e kërkojnë miqtë më të ngushtë, duke konsistuar në QUINT-in, shkruan lajmi.net.

Ambasadorët e Quint-it sot, me anë të një komunikate, kërkuan nga qeveria e Kosovës që ta lejojë Serbinë të mbajë referendumin e saj edhe në territorin e Kosovës.

E njëjta komunikatë u shpërnda edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duke ripërsëritur mbajtjen e referendumit.

Ministrja e Jashtme tha se Kushtetuta nuk do të shkelet kurrë, përkundër këtyre kërkesave.

“Pozicioni i Kosovës mbetet i qartë: Ne u detyrohemi viktimave dhe heronjve të luftës sonë për pavarësi dhe sovranitet, si dhe qytetarëve tanë, që të mos lejojmë më kurrë shkeljen e sovranitetit tonë”, ka shkruar ajo në llogarinë zyrtare të saj.

“Kjo qeveri nuk do të shkelë kurrë kushtetutën – as me kërkesën e miqve tanë më të ngushtë”, ka thënë më tej ajo. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, ka folur në një…