Gërvalla i reagon Vuçiqit për ‘28 çnjohjet’: Pretendim i dëshpëruar

30 nëntor 2023 | 12:57

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë dje gjatë fushatës zgjedhore se në 11 vitet e fundit prej se ai është në pushtet, Kosovës i janë tërhequr 28 njohje të pavarësisë falë politikës së tij.

Në lidhje me këtë ka reaguar, ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila ka thënë se “pretendimi i dëshpëruar i presidentit serb nuk qëndron, gjatë këtij mandati qeverisës nuk ka pasur asnjë çnjohje të vetme”.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me të gjitha vendet, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, qoftë përmes kanaleve diplomatike apo partnerëve tanë strategjik dhe në asnjë rast nuk është diskutuar mundësia për ndryshim të pozicionit në raport me Republikën e Kosovës siç pretendohet në lajme të rreme dhe kampanja destruktive mediale të prodhuara nga Serbia”, ka thënë Gërvalla për  “Euronews Albania”.

Më tutje, ajo ka thënë se ministria që drejton mbetet e përkushtuar të shtojë intensitetin e aktiviteteve për të çuar përpara agjendën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëgjojeni!… https://youtu.be/z4gk0XuP1X8?si=TSDiHpKdvTwLleyx Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, gjithnjë e…