Gërvalla: Institucionet e Kosovës, të përkushtuara për përmbushjen e kërkesave të qytetarëve të Luginës

09 nëntor 2023 | 14:46

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim përfaqësuesit e OJQ-së “Drejtoria për Inkluzion” nga Lugina e Preshevës.

Ministrja Gërvalla në takim me përfaqësuesit e kësaj organizate, ka diskutuar për rolin dhe rëndësinë e organizatave joqeveritare në Luginën e Preshevës, gjendjen e shqiptarëve në Luginë dhe mundësitë e mbështetjes së tyre përmes projekteve konkrete.

Ministrja Gërvalla pas diskutimit me përfaqësuesit e OJQ “Drejtoria për Inkluzion”, shprehu mbështetjen e plotë dhe gatishmërinë që të adresohen kërkesat e tyre.

Ajo theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për trajtimin dhe përmbushjen e kërkesave të qytetarëve të Luginës së Preshevës dhe projektet, të cilat janë në interes dhe në shërbim të përmirësimit të jetesës së qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Më 11 nëntor kampioni nga Malisheva, Luan Rudaj do të…