Gërvalla me fore të Kurtit në Kuvend: Amelika, Amelika…

12 prill 2022 | 15:15

Kryediplomatja Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova ka orientim të qartë në politikën e jashtme, duke thënë se këtë e konfirmoi kur ndërmori sanksione kundër Rusisë e Bjellorusisë krah ShBA-së dhe vendeve evropiane.

Për këtë, ajo duke iu përgjigjur deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë Kosova s’ka nevojë për ripozicionim.

Në një rast, Gërvalla ka përdorur fjalorin e Albin Kurtit, duke iu referuar Amerikës si “Amelika”

“Jo Amelika, Amelika, por kështu tregohet partneriteti strategjik dhe kështu tregohet se në cilën anë qëndron Kosova. Më vjen keq të dëgjoj nga një ish- ministër i jashtëm, që Kosova paska nevojë të ripozicionohet në sferën e politikës së jashtme. Jo! Kosova është pozicionuar shumë qartë. Ajo është miqësi e përjetshme me ShBA-në, partneritet me NATO dhe BE, kjo është politika e jashtme dhe s’ka nevojë për ripozicionim”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli ka…