Kjo kategori e punëtorëve nuk mund t’i merr 100 eurot e premtuara nga qeveria

12 prill 2022 | 15:15

Shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli ka thënë se shuma prej që u nda sot nga Qeveria nuk i përfshinë punëtorët që kanë paga mbi 1000 euro.

Sipas tij, nga 100 euro do të ndahen për punëtorët pagat e të cilëve janë nën 1000 euro.

“Subvencionimi me nga 100 euro, është për ata të cilët paga e tyre nuk kalon mbi 1000 euro”, ka shkruar Kërçeli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kujtojmë që kryeministri Albin Kurti, ka prezantuar  të martën Pakon për Ringjallen Ekonomike, e ku një ndër pikat është ndarja e 100 euro për pensionistët studentët, punëtorët e sektorit privat dhe punëtorët e sektorit publik për muajin prill.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesi për Këshillin e Evropës, dhe përpiluesi i raportit me…