Ish-ambasadori amerikan reagon pas kërcënimit me vrasje të Dick Martyt

12 prill 2022 | 15:14

Raportuesi për Këshillin e Evropës, dhe përpiluesi i raportit me pretendime për trafik organesh, Dick Marty, ditë më parë bëri me dije se është kërcënuar me vdekje nga elementë radikalë të shërbimeve inteligjente serbe.

Marty ka thënë se më 18 dhjetor, 2020, ka pranuar një telefonatë nga policia, e cila e ka njoftuar se është i rrezikuar dhe se do të vendoset nën mbrojtje të lartë policore.

Ish-ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, përmes një shkrimi në “Twitter” ka thënë se Marty është një nëpunës me karrierë të gjatë dhe se nuk duhet që në vendin e tij të jetojë nën masa sigurie 24/7.

Tutje Delawie thotë se Ballkani s’ka nevojë për telashe shtesë si rasti me “supozimet për vrasjen e Martyt”.

“Dick Marty është një nëpunës publik me karrierë. Ai nuk duhet të jetojë me siguri 24×7 në Zvicër, në vendin e tij. Ballkani nuk ka nevojë për ndonjë telash shtesë si ky komplot i supozuar i vrasjes”, ka shkruar Delawie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i…