Nëntë raste pozitive me Covid në Kosovë

12 prill 2022 | 15:10

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bënë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavorusi. Ndërsa vetëm nëntë qytetarë kanë rezultuar pozitivë kurse 39 qytetarë janë shëruar.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 90 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.8823.780 doza të vaksinës. Deri më sot 821.117 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.625 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 536 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 39 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.123. Në total numri i rasteve aktive është 504”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Mund të jetë një imazh i teksti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…