Gërvalla ngushëllon për vdekjen e dy mërgimtarëve në Hungari: Po kryhen procedurat për kthimin e trupave

06 janar 2024 | 12:36

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka ngushëlluar për vdekjen e Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi, të cilët humbën jetën në një aksident trafiku në Hungari.

“Me dhimbje morëm lajmin për vdekjen e dy shtetasve të Republikës së Kosovës, Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi, në një aksident trafiku në Hungari. Sapo kontaktova me familjarë të viktimave dhe iu shpreha ngushëllime për humbjen e më të dashurve të tyre”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo tha se aktualisht janë duke u kryer procedurat për kthimin e trupave dhe se për këtë janë angazhuar misionet diplomatike.

“Njëkohësisht i sigurova për mbështetjen institucionale, teksa Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes misioneve diplomatike në Hungari dhe Gjermani, bashkë me autoritetet hungareze, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për kthimin e trupave të tyre. Ngushëllime familjes Hoxhaj dhe Rexhepi!”.

Kushtrim Hoxha ishte nga Prizrenitm ndërsa Jetmir Rexhepi nga Rahoveci.

Kushtrimi pas vetes ka lënë një vajzë katërmuajshe, kurse Jetmir një djalë 1 vjeç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka hedhur kritika në drejtim…