Gërvalla takohet me ambasadoren finlandeze, flasin për bashkëpunim dypalësh

17 shtator 2021 | 11:56

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim pune ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Në njoftimin për medie të MPJD-së është thënë se bashkëpunimi dypalësh në sektor të rëndësishëm ishte temë diskutimi në këtë takim.

“Palët vlerësuan se përkushtimi i institucioneve për të luftuar krimin dhe korrupsionin është element pozitiv që do të hap mundësi të reja për Kosovën, e posaçërisht kur është fjala për investime të huaja direkte. Më tej palët diskutuan për çështje evropiane dhe rajonale. Situata me pandeminë Covid-19 gjithashtu ishte temë për të cilën u bisedua. Ambasadorja Stjernvall ripërsëriti qasjen mbështetëse të Finlandës ndaj agjendës evropiane të Kosovës si dhe ndaj angazhimit për forcim të subjektivitetit ndërkombëtar”, është thënë në njoftimin për medie.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Zonës Operative të Llapit, Muharrem…