Gërvalla takon kryetarin e Bujanovcit, këto janë çështjet që i diskutuan

16 dhjetor 2021 | 13:35

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka takuar kryetarin e Bujanovcit, Nagip Arifi, me të cilin ka diskutuar për problemet me të cilat përballen shqiptarët e kësaj komune.

Në profilin e tij në “Facebook”, i pari i Bujanovcit ka shkruar se me kryediplomaten e Kosovës janë pajtuar që bashkëpunimi jonë të vazhdojë edhe në të ardhmen deri në gjetjen e zgjidhjes së problemeve

Postimi i plotë i Arifit:

Sot, kisha nderin që ta pres zëvendëskryministren njëkohësisht Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës znj. Donika Gërvalla.

Ministren Gërvalla e njoftova me gjendjen politike, sociale e ekonomike të qytetarëve tanë, si dhe diskriminimin e vazhdueshëm nga Qeveria qendrore në arsim, zhvillim ekonomik, shëndetësi, me theks të veçantë pasivizimin e adresave të shqiptarëve, si dhe mos njohja e diplomave të fituara në Univerzitetet e Republikës së Kosovës.

U dakorduam që bashkëpunimi jonë të vazhdojë edhe në të ardhmen deri në gjetjen e zgjidhjes së problemeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Energjetikës, Ethem Çeku, ka folur në lidhje me…