Gërvalla takon kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Monakos

25 janar 2024 | 11:34

Bashkëpunimi në politikën e jashtme, thellimi i bashkëpunimit mes dy parlamenteve dhe mbështetja në anëtarësimin e Kosovës në organizata të tjera ndërkombëtare ishin temat qendrore të takimit të zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, me kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Principatës së Monakos, Fabrice Notari.

Gjatë takimit biseda u fokusua në aktualitetin politik dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon, procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, marrjen e statusit të anëtarit të përhershëm në Organizatën e Frankofonise dhe tema të tjera me interes të përbashkët.

Ministrja Gërvalla shprehu falënderimin e saj ndaj Principatës së Monakos për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në fusha të ndryshme, e sidomos në fushën e telekomunikimit si dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një postim i shefit turk, Nusret, në “Instagram” ka shkaktuar…