Gërxhaliu: BQK-ja, storie e suksesit në raportin e progresit

08 tetor 2020 | 10:06

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka mirëpritur përfundimet e nxjerra në raportin e Komisionit Evropian (KE) për Kosovën për vitin 2019, i cili njeh angazhimin dhe reformat e ndërmarra në sektorin financiar dhe po ashtu ofron rekomandime për avancime të mëtejme.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu vlerëson se raporti i progresit është një skenim i gjendjes faktike në Kosovë, ku përveq dobësive të gjetura vlerëson edhe të arriturat pozitive në Kosovë.

lg.php.gif

“Nuk duhet kundërshtim dhe arsyetim për fushat në të cilat ka ngecje, por duhet përkushtim i të gjithë akterëve që këto të gjetura të raportit të progresit të shndërrohen në udhërrëfyes drejt ardhmërisë së Kosovës, me qëllim sundim të rendit dhe ligjit, lufta kundër korrupsionit, përmbushja e obligimeve ndërkombatëre, e veçanarisht ndaj MSA-së, të jenë prioritet i institucioneve të Kosovës në të ardhmen”, tha ai.

Shembulli i rezultaeve pozitive dhe profesionalizmit të dëshmuar në aktivitetet e BQK-së, sipas ekspertit Safet Gërxhaliu duhet të jetë model pozitiv nga i cili duhet të mësojnë edhe agejncionet e tjera të instucicioneve publike të Kosovës.

Raporti i progresit thekson progresin që BQK-ja ka bërë në fushën kërkesave të kapitalit dhe menaxhimit të riskut të bankave pas hyrjes në fuqi të rregulloreve mbi mjaftueshmërinë e kapitalit dhe raportin e leverazhit, të cilat janë në linjë me kornizën Basel III. Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit konsiderohet si i qëndrueshëm dhe mjaft mbi minimumin e kërkuar rregullator prej 12%. Në anën tjetër, raporti thekson nevojën e themelimit të autoritetit të pavarur të rimëkëmbjes dhe përmbylljes, si dhe amandamentimin e ligjit të bankave për t’ia përcaktuar këtë mandat Bankës Qendrore dhe për të siguruar pavarësi funksionale të këtij autoriteti.

Raporti i KE-së vlerëson masat e ndërmarra nga BQK-ja për fuqizimin e transparencës së çmimeve të kreditimit ndaj konsumatorëve. Që nga viti 2019, të gjitha institucionet kreditore duhet të përdorin formularin standard evropian të informacionit kreditor për konsumatorët për aplikimet për kredi, në mënyrë që të sigurohet shpalosja adekuate e informacionit kreditor.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, mendon BQK-ja duhet të vazhdojë edhe më tutje me trendet pozitive, në fushën bankare e të sigurimeve, por edhe në të njëjtën kohë, BQK-ja, ka nevojë për mbështetje ligjore nga insticucionet e Kosovës, në ato fusha ku ka nevojë për avancim të përformancës të këtij instucioni dhe në të njëjtën kohë të mbështetet në përshpejtimin e procesit integruese në familjen evropiane e në veqanti të mbeshtetet në pregaditjen e një qasje proaktive rajonale të bankave qendrore rajonale në themelimin e një tregu të përbashkët rajonal të kapitalit ku ku Kosova përmes BQK-ë dhe kredibilitetit do të kishte një rol shumë të rëndësishëm dhe të pa kontestuar.

“Duhet ditur se lëvizja e kapitalit dhe zhvillimi i një sistemi të pagesave dhe partneriteti rajonal, është një katër liritë themelore të ardhmërisë së Bashkimit Evropian. Deri tani BQK-ja ka treguar se ka performancë se mund të ia dal në këtë drejtim. Sistemi i pagesave elektronike që janë të menaxhuara nga BQK-ja, janë dëshmi se mund të kemi storie suksesi në sistemin financiar”, tha Gërxhaliu./ Rtklive

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë nga sot do të trefishohen kapacitetet testuese, ka…