Gërxhaliu njëri ndër laureatët e çmimit të vitit në Sarajevë

06 korrik 2018 | 11:01

Sot në Sarajevë në kuadër të samitit të menaxherëve më të suksesshëm të rajonit dhe Evropës tre përfaqësuesit nga Kosova u gjetën ndër laureatët e çmimeve të vitit.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin personalitete të shumta evropiane të politikës, ekonomisë, artit, kulturës etj.

Kështu në kategorinë e menaxherit evropian të vitit për asociacionet e biznesit është shpërblyer kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, që është një mirënjohje e kategorisë më të lartë që ndan ky asociacion dhe në të cilën sot u gjenden edhe kryeministrat e Bullgarisë dhe Maqedonisë, Bojko Borisov dhe Zoran Zaev.

Me këtë rast u tha se çmimi ndahet për personalitetet që kanë shtyrë me sukses përpara procese me ndikim rajonal dhe më gjerë dhe kanë shërbyer si motivues progresi.

Në kategorinë e menaxherit të dekadës është shpërblyer Njazi Musliu, drejtori i kompanisë “Eurometali”, ndërkaq në kategorinë e menaxherit të kompanive më evropiane është shpërblyer Bedri Kasumi drejtori i kompanisë “Vipa Pestova”.

Këto mirënjohje për Kosovën dhe ndërmarrësinë janë shumë me rëndësi dhe do të ndikojnë edhe në përmirësimin e imazhit të saj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar raportin…