Gërxhaliu: Trajnimi ‘Siguria dhe shëndeti në punë’, rrit përgjegjësinë dhe sigurinë në vendin e punës

25 maj 22:59

“EK Consulting” në bashkëpunim me “BL Safety Solutions” ka përfunduar me sukses trajnimin “Siguria dhe shëndeti në punë”.

Trajnimi u vlerësua lartë nga bizneset pjesëmarrëse dhe u cilësua si i nevojshëm dhe aktual për nevojat e sektorit privat në Kosovë, si në aspektin intern ashtu edhe atë ndërkombëtar.

Safet Gërxhaliu ka shkruar në “Facebook” se qëllimi i trajnimit ishte rritja e përgjegjësisë dhe sigurisë në vendin e punës në funksion të përmbushjes së kërkesave ligjore dhe rritjes së efikasitetit në organizatë.

“Rekomandimet e pjesëmarrësve ishin shumë të vlefshme dhe tregonin interes për avancimin e partneritetit me ‘EK Consulting’ në dobi të rritjes së kapaciteteve të sektorit privat dhe ndërkombëtarizimit të ekonomisë vendore”, ka shkruar Gërxhaliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“EK Consulting” në bashkëpunim me “BL Safety Solutions” ka përfunduar…