Gezeri emërohet trajner i KB Ylli

18 dhjetor 2020 | 21:43

Turku Fatih Emre Gezer është emëruar trajneri i Golden Eagle Yllit, ka njoftuar të premten ekipi që bën gara në Superligën e Kosovës në basketboll.

Gezer në postin e trajnerit te Ylli ka zëvendësuar Dragan Radoviqin, që u shkarkua ditë më parë shkaku i rezultateve të dobëta.

Trajneri nga Turqia, Gezer ka firmosur kontratë me Yllin deri në fund të këtij sezoni dhe së shpejti do të fillojë punën.

“Golden Eagle Ylli ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur turk Fatih Emre Gezer. Fatih ka një karrierë të suksesshme si trajner në disa shtete. Ai ishte ndihmëstrajner i ekipit Pertevniyal Istanbul (2011-2015). Në periudhën 2014-2016, ai ishte asistenti i parë te ekipin i mirënjohur turk Anadolu Efes, ekip me të cilin arriti në finale të Superligës turke (2015/2016), Top 8 në Euroleague (2015) si dhe ishte fitues i kupës 2015. Në periudhën 2016-2017, karrierën e vazhdoi në Gjermani si asistent i parë në ekipin e njohur gjerman Alba Berlin me të cilin arriti në finale të Kupës gjermane dhe në mesin e 16 ekipeve më të mira në EuroCup”, ka shkruar Ylli.

Gjithashtu, Ylli ka njoftuar se “ikona e klubit, Agron Berisha ka marrë rolin e drejtorit sportiv”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Ambientit Rexhep Kadriu, së bashku me…