Giannis fiton duelin me Curryn, Memphisin synon kreun e NBA-së
Kampionët e Milwaukee fituan me rezultat 118-99 ndaj Golden State, në një përballje mes dy ekipesh pretendente për titull këtë sezon në NBA.
Diferenca në fushë mes dy ekipeve ishte e madhe, me Bucks që e merituan fitoren. Lider në fushë ishte MVP, Giannis Antetokounmpo, autor i një “triple double”, me 30 pikë, 12 rebound e 11 asistime (Curry vetëm 12 pikë). Gjithsesi, skuadra më e mirë aktualisht në NBA mbetet ajo e Mpmphis, që korri fitoren e 11-të radhazi.
Memphisi fitoi 116-108 ndaj Minnesotas, ndeshje ku u dalluan Bane me 21 pikë e Jackson me 20 pikë. Gjithsesi, diferencën e bëri stoli i Memphis, nga ku erdhën 48 pikë.
Zhgënjen sërish ekipi i Brooklynit, që u mund thellë në shtëpi nga Oklahoma me rezultat 130-109. Humbje që zbret Brooklynin në vendin e tretë në Lindje. Për Oklahomën u dalluan Shai me 33 pikë dhe Dort me 27 pikë, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Hardenit për Netsat. Fiton edhe Denverin me rezultat 140-108 ndaj Portlandit, me dyshen Jokiq-Barton, që së bashku realizuan 41 pikë.
Rezultatet
Milwaukee – Golden State 118-99
Memphis – Minnesota 116-108
New Orleans – Clippers 113-89
Brooklyn – Oklahoma 109-130
Denver – Portland 140-108



