Giresse: Jam shumë i lumtur me paraqitjen e bërë

29 mars 2022 | 20:33

Kosova ka luajtur baras 1-1 me Zvicrën në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Letzingrud të Cyrihut.

“Jam shumë i lumtur me ekipin, me paraqitjen e bërë. Është matematikë. Janë dy lojë dhe tre portierë.  E kam ditë që stadiumi do të jetë komplet, që ka shumë tifozë të Kosovës dhe na është dukur si të luajmë në Prishtinë. Dy ndeshjet që kemi luajtur kanë qenë pozitive. Angazhimi dhe motivimi i lojtarëve ka qenë i mirë”, ka thënë Alain Giresse, trajneri i Kosovës.

Kosova më 24 mars fitoi 5:0 ndaj Burkina Fasos, teksa sonte me fuqinë e 14-të botërore luajti baras.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas barazimit mes Zvicrës dhe Kosovës ka folur edhe Granit…