Giresse: Nëse hapet një mundësi, do ta ftojmë Krasniqin

20 mars 2023 | 15:22

Në konferencën për medie, Alain Giresse është pyetur edhe rreth mundësisë për të ftuar në Përfaqësuesen e Kosovës, Ermal Krasniqin, i cili është pjesë e CFR Cluj.

“Sa i përket Krasniqit, ai bën pjesë në paralistë. Ne e kemi vëzhguar dhe e vlerësojmë atë, edhe pse në Cluj është transferuar së fundmi, në muajin janar. Në ditët në vazhdim mund të ketë ndryshime në listë pasi nuk e dimë gjendjen e lojtarëve pas ndeshjeve të fundjavës. Arbnor Muja për shembull e ka një shqetësim të vogël. Nëse hapet një mundësi, do ta ftojmë Krasniqin”, u shpreh Giresse.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur në takim të…